Blake Lively dhe Ryan Reynolds mahnitën të pranishmit në TIME100 Gala, ku çifti i famshëm u shfaq në super formë dhe me stil të përsosur. Ryan zgjodhi një kostum klasik elegant, ndërsa Blake rrëmbeu gjithë vëmendjen me një fustan të kuq mahnitës dhe bizhuteri të shkëlqyera.
Blake u nderua nga revista TIME me titullin “Titan” për vitin 2025, një nga njohjet më të larta që jepet për individët që kanë sjellë ndikim transformues në botë. Në këtë kategori prestigjioze janë përfshirë më parë emra si Michelle Obama, George W. Bush dhe Bill Gates. Ryan është gjithashtu pjesë e historisë së TIME100, pasi ishte përfshirë në listë në vitin 2017.

