Bimët e brendshme nuk janë vetëm dekorative, ato mund të ndihmojnë në pastrimin e ajrit dhe krijimin e një atmosfere më të shëndetshme në shtëpi. Ekspertët e luleve theksojnë se disa bimë, si Spathiphyllum, kanë aftësinë të thithin toksina si formaldehidi, benzene dhe monoksidi i karbonit. Po ashtu, bimët ndihmojnë në rritjen e lagështisë dhe çlirimin e oksigjenit, duke freskuar hapësirën dhe përmirësuar cilësinë e frymëmarrjes.
Midis bimëve më të mira për ajër më të pastër janë Spathiphyllum, orkidetë, livanda dhe jasemini. Spathiphyllum është i njohur për pastrimin e ajrit dhe përshtatjen në dritë të ulët, orkidetë lëshojnë oksigjen gjatë natës, ndërsa livanda qetëson dhe redukton stresin. Jasemini, përveç aromës së ëmbël, ndihmon në gjumë të qetë dhe ul nivelin e ankthit. Zëvendësimi i aromatizuesve artificialë me këto bimë është mënyra më natyrale për të pastruar ajrin dhe për të përmirësuar humorin në shtëpi.