Bebe Rexha, një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në skenën botërore, u përball sërish me emocionet e nominimit për “Grammy Awards”. Këtë vit, ajo kishte për zemër çmimin për “Këngën më të Mirë Dance/Pop” me këngën e saj “One In A Million”, por fati nuk ishte në anën e saj, pasi çmimi shkoi në duar të artistes australiane, Kylie Minogue, për hitin e saj “Padam Padam”.
Për Bebe Rexha, kjo ishte hera e katërt që ishte nominuar për një “Grammy”, por ende nuk ka arritur të fitojë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ajo nuk ndalet nga dëshira për sukses. Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Unë jam çmimi”.
