Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë në qendër të vëmendjes në pas-ndejën luksoze të Grammy Awards 2026, duke u renditur ndër figurat më të komentuara të mbrëmjes.
Artistja mahniti të pranishmit dhe mediat me paraqitjen e saj plot stil, ku eleganca u kombinua në mënyrë perfekte me guximin.
E veshur me një fustan të zi shumë elegant, i karakterizuar nga një e çarë e theksuar në pjesën e këmbës, Bebe Rexha vuri në pah format e saj dhe u shfaq më e sigurt se kurrë, duke rrezatuar vetëbesim dhe karizëm.

