Barack Obama është treguar i sinqertë për marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Michelle Obama, duke pranuar se vitet në Shtëpinë e Bardhë kanë lënë pasoja në martesën e tyre. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët në Hamilton College, ish-presidenti tha: “Isha në një deficit të thellë me gruan time pas 8 viteve si president.” Ai shtoi me humor se ka qenë duke u përpjekur të dalë nga kjo “gropë” duke bërë herë pas here gjëra argëtuese.
Obama u shpreh se pjesa më e madhe e kohës së tij i dedikohet Fondacionit Obama dhe përfundimit të vëllimit të dytë të kujtimeve presidenciale, të cilin e përshkroi si “50 ese njëherësh.” Edhe pse të martuar që nga viti 1992, çifti nuk është parë shpesh bashkë këtë vit, duke nxitur spekulime, ndërkohë që Barack është fotografuar në evente publike pa Michelle. Ndërsa ai pretendon se po përpiqet të kalojë më shumë kohë me të, duket se i duhet ende punë për të “rregulluar bilancin.”
