Aktorja Aubrey Plaza dhe bashkëshorti i saj, regjisori Jeff Baena, ishin të ndarë prej disa muajsh para vdekjes së tij tragjike në janar. Sipas raportit të Mjekësisë Ligjore, ata ishin ndarë që nga shtatori 2024, dhe Plaza kishte shprehur shqetësime për gjendjen e tij disa muaj më parë. Baena u gjet i pajetë në shtëpinë e tij nga personi që kujdesej për qenin e tij, ndërsa policia konfirmoi se nuk kishte substanca të dyshimta apo shënime lamtumire.
Çifti ishte martuar në vitin 2021 në një ceremoni private. Plaza konfirmoi se Baena kishte qenë në terapi pas disa shqetësimeve që kishte shfaqur, por nuk kishte pasur tentativa të mëparshme për vetëvrasje. Lajmi ka tronditur komunitetin e filmit, ndërsa miqtë dhe kolegët e tij i kanë bërë homazhe duke kujtuar kontributin e tij në kinematografi.