Ekuipazhi i misionit Artemis II ka arritur në orbitën e Hënës, duke shënuar një moment historik në eksplorimin hapësinor. Katër astronautët, Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen do të fluturojnë edhe në anën e errët të Hënës, duke u bërë njerëzit që kanë udhëtuar më larg nga Toka në histori.
Gjatë misionit, ekuipazhi nuk do të ulet në Hënë, por do të mbledhë të dhëna dhe do të dërgojë imazhe për studime shkencore. Ky fluturim është pjesë e programit të gjerë të NASA për rikthimin e njerëzve në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2028 dhe për ndërtimin e një baze afatgjatë, që do të shërbejë si hap i rëndësishëm drejt misioneve të ardhshme në Mars.


