Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka publikuar projektin e saj më të ri, titulluar “Faqezi”, një baladë që ka shoqëruar edhe me një videoklip.
Në videoklip, Arta shfaqet atraktive si gjithmonë, por kësaj radhe me një stil të veçantë.
E veshur krejtësisht me ngjyrën e zezë, bashkë me një vello të zezë, tërheq vëmendjen dhe përputhet në mënyrë të shkëlqyeshme me mesazhin e këngës.
Teksti i këngës përshkruan lidhjen që nuk ka evoluar ashtu siç kishte pritur ajo, dhe shpreh zhgënjimin e saj ndaj personit tjetër.