Edhe pse deri tani nuk është konsideruar lidere në inteligjencën artificiale, Apple po përgatitet për një ndryshim të madh strategjik. Pas bashkëpunimit me Google për modelin Gemini, kompania po zhvillon tre pajisje të reja që e vendosin AI-në në qendër të harduerit të saj: syze inteligjente, AirPods të gjeneratës së re me AI dhe një varëse të re të veshshme që funksionon si zgjatim i iPhone. Të gjitha këto pajisje do të lidhen fillimisht me telefonin, duke krijuar një ekosistem të ri të përqendruar në asistencë më intuitive dhe ndërveprim me mjedisin.
Syzet inteligjente pritet të vijnë me kamerë, mikrofon, komandë zanore dhe aftësi për të interpretuar mjedisin në kohë reale. AirPods e reja do të ofrojnë funksione të avancuara identifikimi të objekteve dhe informacion të menjëhershëm gjatë udhëtimit, ndërsa pajisja e tretë- një varëse me kamerë dhe Siri do të shërbejë si asistent personal që regjistron mjedisin dhe reagon me inteligjencë artificiale.


