Anna Wintour, kryeredaktorja legjendare e Vogue, sot e sheh me humor filmin “Djalli vesh Pradën” (2006), dikur i frikshëm për industrinë e modës. Në një intervistë ajo tha se kishte shkuar në premierë e veshur me Prada pa e ditur përmbajtjen dhe e kishte gjetur filmin plot finesë e argëtim.
Filmi, i bazuar në romanin e ish-asistentes së saj Loren Weisberger, u bë hit falë rolit të Meryl Streep si shefja e hekurt Miranda Priestly. Wintour pranoi se pëlqeu mënyrën si shfaqej puna pas një reviste mode.
Xhirimet e vazhdimit kanë nisur dhe do të rikthejnë Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.