Aktorja e famshme Angelina Jolie po bën ndryshime të mëdha në jetën e saj. Pas shitjes së rezidencës luksoze në Los Angeles për 24.75 milionë dollarë, ylli 51-vjeçar ka udhëtuar drejt Filipineve dhe Kamboxhias, duke treguar se dëshiron një jetë më të lirë, larg rutinës së Hollywood-it.
Gjatë vizitës në Filipine, Jolie mori pjesë në samitin ASEAN Inclusive Growth, ndërsa në Kamboxhia u takua me udhëheqës fetarë budistë. Aktorja ka një lidhje të veçantë me këtë vend, ku ka xhiruar filmin “Lara Croft: Tomb Raider” dhe prej nga ka birësuar djalin e saj të madh, Maddox.
Tashmë që gjashtë fëmijët e saj janë të rritur, Angelina dëshiron të udhëtojë më shumë dhe të zgjerojë ndërkombëtarisht projektin e saj krijues “Atelier Jolie”. Për vitin 2027, ajo planifikon një program artistik në Kamboxhia, duke hapur një kapitull të ri në karrierën dhe jetën personale pas divorcit nga Brad Pitt.


