Aktorja e njohur e Hollywood-it, Kelley Mack, e njohur për rolin e Addy-t në serialin The Walking Dead, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare pas një beteje me gliomën, një tumor i sistemit nervor qendror. Ajo u gjet e vdekur në qytetin e saj të lindjes, Cincinnati, dhe lajmi u konfirmua nga familja e saj përmes një postimi në platformën CaringBridge.
Gjatë karrierës së saj, Mack ka interpretuar në 35 role dhe ka qenë producente në pesë projekte. Ajo ka luajtur edhe në serialet Chicago Med dhe 9-1-1, si dhe ka marrë pjesë në reklama të njohura.


