Ben Affleck ka lavdëruar ish-bashkëshorten Jennifer Garner për përkushtimin ndaj fëmijëve të tyre. Në një intervistë për “Sunday TODAY”, aktori tregoi me humor se u thotë fëmijëve që është rreth 75 për qind po aq i mirë si prind sa nëna e tyre, ndërsa ata ia kthejnë: “Ndoshta 40 për qind”.
Përtej shakave, Affleck shprehu mirënjohje për Garner dhe theksoi se respekti i ndërsjellë është thelbësor për rritjen e fëmijëve pas ndarjes. Dy aktorët, të cilët u ndanë në vitin 2015, vazhdojnë të bashkëpunojnë në kujdesin për tre fëmijët e tyre.


