Jeremy London, i njohur për rolet në serialet “7th Heaven” dhe “Party of Five”, ka kërkuar publikisht ndihmë për të gjetur punë dhe një vend ku të jetojë. Në një postim në X më 5 nëntor, aktori 53-vjeçar tha se një situatë e papritur me punëdhënësin e tij mund t’i kushtojë si vendin e punës, ashtu edhe banesën. Në komentet që pasuan, ai tregoi se lajmi e kishte tronditur dhe se nuk kishte fjetur fare.
Kur një ndjekës u habit që një aktor me kaq shumë projekte po kërkonte punë, London shpjegoi se angazhimet në ekran nuk i sigurojnë të ardhura të rregullta. Krahas aktrimit, ai ka punuar duke prerë pemë, duke shtruar gurë dhe duke drejtuar makineri të rënda. Tha se i pëlqen të punojë në natyrë dhe se është i hapur edhe ndaj mundësive të tjera.


