Disa aktorë në Hollywood kanë pasur fatin të nënshkruajnë marrëveshje kaq të favorshme, sa që edhe sot fitojnë miliona nga projektet e dikurshme – pa qenë fare aktivë në industri. Falë reprizave të pandërprera dhe marrëveshjeve të vlefshme të shpërndarjes në platforma streaming, fitimet e tyre vazhdojnë të rriten çdo vit.
Njëri prej tyre është Macaulay Culkin, i cili me rolin e tij legjendar në “Home Alone” siguroi një burim të përhershëm të ardhurash. Filmi transmetohet kudo në botë gjatë sezonit të festave, duke gjeneruar fitime të mëdha sa herë që shfaqet. Culkin praktikisht “punon” vetëm gjatë dhjetorit, ndërsa suksesi i filmit e ka bërë të panevojshme një karrierë të vazhdueshme aktoriale.
Situatë e ngjashme është edhe për Daniel Radcliffe. Edhe pse ka zgjedhur projekte më të vegjël dhe eksperimentalë, pasuria e tij vazhdon të rritet falë të drejtave nga seria “Harry Potter”, e cila transmetohet në mënyrë të pandërprerë në mbarë botën. Radcliffe ka pranuar hapur se falë kësaj lirie financiare mund të zgjedhë vetëm rolet që i pëlqejnë, pa u shqetësuar për fitimet.
Jerry Seinfeld është ndoshta shembulli më ekstrem i të ardhurave pasive në botën e televizionit. Për shkak se zotëron një pjesë të madhe të të drejtave të serialit “Seinfeld”, ai fiton çdo vit mbi 100 milionë dollarë – pa regjistruar asnjë episod të ri që prej përfundimit të serialit.
Por rekordin e mbajnë aktorët e serialit “Friends”, një nga fenomenet më të mëdha televizive në histori. Edhe pse seriali ka përfunduar në vitin 2004, ai vazhdon të jetë ndër më të shikuarit në botë. Marrëveshjet e platformave streaming u sigurojnë secilit prej gjashtë aktorëve rreth 20 milionë dollarë në vit, thjesht nga reprizat e pafundme.
Roli i tyre në këtë serial – Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer – mbetet një nga shembujt më të fuqishëm të suksesit afatgjatë në industrinë e argëtimit.

