Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të demencës, veçanërisht te gratë gjatë dhe pas menopauzës. Neurologia Rhonda Voskuhl nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos thekson përfitimet e ecjes së shpejtë, biçikletës, notit dhe ushtrimeve të forcës.
Sipas saj, lëvizja mbështet qarkullimin e gjakut drejt trurit dhe nxit mekanizma që ndihmojnë shëndetin e qelizave nervore. Ajo këshillon gjithashtu ushqyerje mesdhetare, mësimin e gjërave të reja dhe ruajtjen e kontakteve me familjen e miqtë. Këto zakone mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut, por nuk garantojnë parandalimin e demencës.


