Edicioni i katërt i festivalit “Akordet e Kosovës” po përmbyll rrugëtimin e tij tri-ditor në Prishtinë me një atmosferë të jashtëzakonshme festive. Pas dy netëve të para me interpretime të fuqishme nga artistët e njohur të skenës sonë, nata e tretë sjell një risi të veçantë: një program të tërë të dedikuar zërave të rinj dhe këngës për fëmijë.
Kjo ngjarje kultore ka arritur të rikthejë me sukses nostalgjinë dhe magjinë e traditës muzikore kosovare, duke bërë bashkë gjenerata të ndryshme artistësh dhe adhurues të shumtë të artit shqip.


