Adele ka paralajmëruar koncerte në Mynih më 2, 3, 9 dhe 10 gusht, ajo ka shënuar rikthimin e saj në skenën evropiane pas 8 vitesh. Këto koncerte do të mbahen në sallën Munich Messe.
Ajo ka shprehur kënaqësinë dhe kuriozitetin për këtë projekt të ri, duke e cilësuar si një mënyrë të mrekullueshme për të kaluar verën dhe për të mbyllur një fazë të bukur të karrierës së saj. Shitjet paraprake të biletave fillojnë më 7 shkurt.
Ky është një lajm emocionues për fansat e Adele, duke sjellë rikthimin e saj në skenën evropiane.