ChatGPT dhe chatbot-ët e tjerë me inteligjencë artificiale po përdoren gjithnjë e më shumë për biseda rreth shëndetit mendor. Por ekspertët paralajmërojnë: AI nuk është terapist, nuk ndjek protokolle profesionale dhe nuk mban përgjegjësi për këshillat që jep.
Këto sisteme gjenerojnë përgjigje bazuar në informacione nga interneti, burime të jashtme dhe të dhëna që vetë përdoruesit i japin. Edhe pse mund të ofrojnë ndihmë të përkohshme, nuk janë të besueshme për trajtim afatgjatë apo për raste serioze.
Ekzistojnë aplikacione të specializuara për shëndetin mendor, si Woebot, që mund të ndihmojnë me ankthin apo depresionin, por edhe ato duhet përdorur me kujdes. Rreziqet për abuzim, keqkuptim ose varësi nuk janë të pakta.

