Aktorja e njohur hollivudiane Jessica Alba është urdhëruar nga gjykata që t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj, producentit Cash Warren, 577.481 dollarë. Sipas dokumenteve gjyqësore, kjo shumë do të merret nga fondi i pensionimit të aktores, i lidhur me kompaninë e saj HonorBar Inc.
Pagesa vjen pas një marrëveshjeje të mëparshme, sipas së cilës Alba duhej t’i paguante Warrenit 3 milionë dollarë për të balancuar ndarjen e pasurisë së përbashkët. Sipas raportimeve, çifti nuk kishte nënshkruar marrëveshje paramartesore.
Alba dhe Warren u ndanë në dhjetor të vitit 2024, pas 16 vjetësh martesë. Ata kanë tre fëmijë, Honor, Haven dhe Hayes, për të cilët ndajnë kujdestarinë. Ndërkohë, aktorja prej korrikut të vitit 2025 është në një lidhje me aktorin Danny Ramirez.


