Eva Longoria ka treguar se djali i saj 8-vjeçar, Santiago, është bërë kurioz për serialin që e bëri atë të famshme, “Desperate Housewives”. Aktorja 51-vjeçare tha se i biri ka filluar të zbulojë në YouTube meme me personazhin e saj, Gabrielle Solis, dhe vazhdimisht e pyet se kur do të mund ta shikojë serialin. Përgjigjja e saj është e prerë: “Kurrë”.
Longoria, me këtë rst tregoi edhe disa detaje nga jeta familjare. Ajo tha se së shpejti do ta çojë djalin në një koncert të Bruno Mars, ndërsa foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin, duke treguar se mbrëmjet e tyre të zakonshme romantike shpesh janë shumë të thjeshta: ajo përgatit tacos në shtëpi, ndërsa ai hap një shishe me pije.


