North West, vajza 13-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, ka treguar se ekziston një piercing që e dëshiron shumë, por për të cilin nuk ka marrë lejen e prindërve. Në një intervistë për Dazed, ajo tha se dëshiron një “bridge piercing”, i cili vendoset horizontalisht në pjesën e sipërme të hundës, mes syve.
Adoleshentja tashmë njihet për stilin e saj të guximshëm dhe ka eksperimentuar me disa piercing-e dermale në duar, gishta, faqe… Zgjedhjet e saj kanë shkaktuar reagime dhe kritika në rrjetet sociale, ndërsa Kim Kardashian ka thënë më herët se North është shumë e sigurt në stilin e saj dhe se përpiqet ta lejojë të shprehet, megjithëse ka edhe kufij që duhet t’i respektojë.


