Nëse kohët e fundit po zgjoheni të lodhur, keni më pak energji ose e keni më të vështirë të përqendroheni, temperaturat e larta mund të jenë një nga arsyet. Organizmi shpenzon më shumë energji për të ruajtur temperaturën normale të trupit, duke na bërë të ndihemi më të plogësht dhe të rraskapitur.
Edhe gjumi ndikohet nga vapa. Temperaturat e larta gjatë natës mund ta bëjnë gjumin më të cekët dhe të ndërprerë, ndërsa dehidratimi mund të shkaktojë dobësi, dhimbje koke, marramendje dhe vështirësi në përqendrim. Ndryshimet e rutinës gjatë verës mund ta shtojnë më tej lodhjen.
Ekspertët këshillojnë të konsumohen mjaftueshëm lëngje, të mbahet një orar i rregullt gjumi, të preferohet ushqim më i lehtë dhe të shmangen aktivitetet e rënda gjatë orëve më të nxehta. Megjithatë, nëse lodhja është e fortë, vazhdon për javë ose shoqërohet me simptoma të tjera, nuk duhet t’i atribuohet automatikisht vapës dhe duhet kërkuar këshillë mjekësore.


