David Jonsson është aktori britanik që po përjeton momentin më të madh të karrierës së tij, pasi u konfirmua si Black Panther-i i ri në universin Marvel. Ai do të interpretojë T’Challa II, djalin e T’Challa-s, në filmin e ardhshëm “Black Panther 3”, i cili pritet të dalë në kinema në vitin 2028.
32-vjeçari u bë i njohur me rolet në serialin “Industry” dhe filmat “Rye Lane” dhe “Alien: Romulus”. Në vitin 2025 ai fitoi çmimin BAFTA Rising Star, duke u renditur mes aktorëve më premtues të brezit të ri.
Pavarësisht suksesit në rritje, Jonsson e mban jetën e tij private larg vëmendjes së publikut dhe rrallë flet për çështjet personale. Tashmë, me rolin e ri në Marvel, ai pritet të jetë një nga emrat më të komentuar në Hollywood gjatë viteve të ardhshme.


