Jay-Z e nisi në mënyrë spektakolare serinë e koncerteve me rastin e 30-vjetorit të albumit të tij debutues Reasonable Doubt, duke surprizuar publikun me dy të ftuara shumë speciale – bashkëshorten e tij, Beyoncé, dhe vajzën e tyre 14-vjeçare, Blue Ivy Carter.
Koncerti u mbajt në “Yankee Stadium” në New York, ku Beyoncé u ngjit në skenë gjatë interpretimit të këngës “Can’t Knock the Hustle”, duke kënduar pjesën që në versionin origjinal i takon Mary J. Blige.
Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte paraqitja e Blue Ivy, 14-vjeçarja interpretoi në piano gjatë këngës “Feelin’ It”.
Mbrëmja e parë e serisë “JAY-Z 30” ishte një homazh për albumin Reasonable Doubt, ndërsa koncertet e radhës do t’i kushtohen albumit The Blueprint dhe hiteve më të mëdha të reperit gjatë karrierës së tij.


