NASA ka zbuluar planet ambicioze për ndërtimin e një baze të përhershme në Hënë, si pjesë e misionit afatgjatë për dërgimin e njerëzve në Mars. Drejtori i NASA-s, Jared Isaacman, deklaroi se agjencia dëshiron të shfrytëzojë entuziazmin publik ndërsa “Amerika rikthehet në Hënë dhe këtë herë qëndron atje”.
Sipas Carlos Garcia-Galan, drejtues i programit për bazën hënore, kompleksi i planifikuar mund të shtrihet në “qindra kilometra katrorë”, me objekte të ndryshme për jetesë, kërkime dhe infrastrukturë. NASA ka ndarë projektin në disa faza, ku faza e parë tashmë ka nisur dhe synon ta bëjë uljen në sipërfaqen e Hënës një operacion rutinë dhe të sigurt deri në vitin 2029.
Zyrtarët e NASA-s theksuan se një nga sfidat më të mëdha mbetet mbijetesa afatgjatë e astronautëve në kushtet e mikrogravitetit. Agjencia po zhvillon eksperimente për përdorimin e ujit dhe akullit në Hënë, teknologji që më vonë do të shfrytëzohen edhe për misionet drejt Marsit. “Më mirë t’i mësojmë këto gjëra kur jemi vetëm katër ditë larg Tokës, sesa disa muaj larg”, deklaroi Isaacman.


