Georgina Rodríguez tërhoqi vëmendjen në Cannes Film Festival pasi u shfaq me një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo me të cilën publiku është mësuar. Partnerja e Cristiano Ronaldo surprizoi ndjekësit me flokë bjonde, duke lënë pas imazhin e saj karakteristik me flokë të gjatë kafe të errët. Ndryshimi i madh shkaktoi menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa fansa e pëlqyen transformimin, ndërsa të tjerë dyshuan se bëhej fjalë për një paruke.

Në event, Georgina u shfaq me një kombinim elegant, këmishë sateni ngjyrë bruz dhe pantallona të zeza me bel të lartë, ndërsa pamjen e kompletoi me një gjerdan luksoz me gurë blu dhe një dekolte të theksuar. Komentet online ishin të shumta, nga ata që mendonin se “është më e bukur si brune”, deri te fansat që vlerësuan guximin e saj për të eksperimentuar me stilin dhe pamjen.



