Drake publikoi tre albume të reja, Iceman, Maid of Honour dhe Habibti ku në total përfshihen 43 këngë dhe shumë referenca ndaj figurave të njohura nga muzika, sporti dhe showbizi. Shënjestra kryesore e reperit ishte sërish Kendrick Lamar, me të cilin vazhdon rivaliteti prej vitesh. Drake e akuzon Lamar për “aktivizëm të rremë” dhe ironizon suksesin e tij në Spotify, ndërsa në tekstet e tij përmend edhe emra si Rick Ross dhe DJ Khaled.
Në albumet e reja nuk mungojnë as komentet për Rihanna dhe A$AP Rocky, me të cilët Drake ka pasur marrëdhënie të tensionuara në të kaluarën. Reperi kanadez përmend edhe LeBron James, duke aluduar për pjesëmarrjen e tij në koncertin e Kendrick Lamar gjatë kulmit të konfliktit mes tyre. Megjithatë, albumet nuk janë vetëm sulme, Drake i kushton edhe vargje lavdëruese Stephen Curry, duke e përshkruar si ikonë të basketbollit modern.


