Swapped është bërë filmi i animuar më i shikuar ndonjëherë në Netflix brenda një periudhe shtatëditore. Filmi, ku zërat kryesorë interpretohen nga Michael B. Jordan dhe Juno Temple, arriti plot 38.7 milionë shikime gjatë javës nga 4 deri më 10 maj. Vetëm në tre ditët e para pas publikimit, filmi debutoi me 15.5 milionë shikime dhe më pas vazhdoi të rritej me ritëm rekord.
Falë këtij suksesi, “Swapped” u rendit jo vetëm si filmi më i shikuar në gjuhën angleze, por edhe si titulli më i ndjekur në gjithë platformën. Pas tij u rendit thrilleri Apex me Charlize Theron, ndërsa në listën e filmave më të ndjekur u përfshi edhe Remarkably Bright Creatures me Sally Field. Në kategorinë e serialeve, Man on Fire me Yahya Abdul-Mateen II vazhdoi të kryesojë për javën e dytë radhazi.


