Shumë njerëz mendojnë se do të ndihen më mirë vetëm pasi të flenë mjaftueshëm, por ekspertët theksojnë se rikuperimi i vërtetë përfshin shumë më tepër sesa gjumi. Shëndeti mendor dhe balanca e organizmit varen nga forma të ndryshme pushimi që shpesh i neglizhojmë në jetën e përditshme.
Sipas ekspertëve, lodhja shpesh shfaqet sepse na mungon një ose më shumë nga këto dimensione.
Për një rikuperim të thellë është e rëndësishme të aktivizohet sistemi nervor parasimpatik – mekanizmi natyror i trupit që e qetëson organizmin. Një nga mënyrat më të thjeshta është frymëmarrja e kontrolluar: një frymëmarrje e ngadaltë përmes hundës, mbajtja e shkurtër e frymës dhe nxjerrja më e gjatë përmes gojës i dërgojnë trurit sinjal se trupi është i sigurt.
Lëvizjet e lehta si ecja, vallëzimi ose shtrirjet ndihmojnë në uljen e hormoneve të stresit, ndërsa meditimi, joga, tai chi dhe qëndrimi në natyrë e qetësojnë më tej organizmin. Gjithnjë e më popullore po bëhet edhe metoda NSDR (Non-Sleep Deep Rest), e cila përdor ushtrime audio për relaksim të thellë pa gjumë dhe ka treguar efekte pozitive në humor dhe përqendrim.
Po ashtu, krijimi i një ambienti të qetë ka rëndësi të madhe më pak kohë para ekranit, drita më e zbehtë në mbrëmje dhe disa minuta qetësi gjatë ditës mund të ndihmojnë ndjeshëm sistemin nervor.
Kur shfaqet ankthi, ekspertët rekomandojnë teknikën e “tokëzimit”: përqendrohuni në pesë gjëra që shihni, katër që mund t’i prekni, tre që dëgjoni, dy që nuhatni dhe një që mund ta shijoni. Kjo metodë e rikthen vëmendjen në momentin aktual dhe ndihmon trupin të qetësohet.
Ekspertët rikujtojnë se gjumi cilësor, ndjenja e sigurisë dhe afërsia me njerëzit që u besojmë mbeten çelësi për pushim të vërtetë dhe rikuperim afatgjatë të organizmit.


