Netflix ka sjellë serialin e ri britanik Legends, i cili po tërheq vëmendje të madhe falë historisë së tij të bazuar në ngjarje reale. Seriali ndjek një grup hetuesish doganorë që infiltohen fshehurazi në rrjetet më të rrezikshme të trafikimit të drogës në Britaninë e viteve ’90.
Ndryshe nga spiunët profesionistë, personazhet janë njerëz të zakonshëm që krijojnë identitete të reja për të hyrë në botën kriminale, identitete të njohura si “Legjendat”. Kritika ka vlerësuar veçanërisht interpretimet e Steve Coogan dhe Tom Burke, ndërsa seriali po konsiderohet një nga dramat më të forta kriminale të momentit në Netflix.


