Një studim i ri ka ngritur pyetje të mëdha për mënyrën se si funksionon koha në univers. Shkencëtarët nga Afrika e Jugut, duke analizuar matematikën e yjeve neutronikë, ndër objektet më ekstreme në kozmos, kanë arritur në përfundimin se në kushte të caktuara gravitacioni i jashtëzakonshëm mund të krijojë një “shigjetë kohe” që lëviz në drejtim të kundërt nga ai që njohim ne. Me fjalë të tjera, në disa rajone të universit koha mund të sillet sikur po ecën mbrapsht.
Studiuesit analizuan modele matematikore të lidhura me entropinë dhe deformimin e hapësirë-kohës gjatë kolapsit të yjeve neutronikë. Rezultatet treguan se në disa raste entropia zvogëlohet, gjë që teorikisht mund të jetë shenjë e kthimit të kohës prapa. Shkencëtarët e krahasojnë këtë me një situatë ku “pasta e dhëmbëve kthehet vetë në tub”. Megjithatë, ata theksojnë se bëhet fjalë për modele teorike dhe jo prova të drejtpërdrejta se koha realisht kthehet mbrapsht. Studimi është publikuar në European Physical Journal C dhe konsiderohet një hap i ri në përpjekjet për të kuptuar natyrën e kohës dhe universit.


