Michael Bublé ka bërë një deklaratë me humor, duke thënë se koncertet e tij janë aq romantike sa mund të shkaktojnë një “baby boom” në qytetet ku performon. Gjatë një interviste në BBC, këngëtari kanadez u shpreh se nëntë muaj pas koncerteve të tij, numri i lindjeve “mund të dyfishohet”, duke e lidhur këtë me atmosferën e veçantë që krijohet gjatë performancave.
Sipas tij, koncertet në ambient të hapur kanë një efekt të veçantë: muzika nën yje, atmosfera intime dhe disa gota verë krijojnë një përvojë romantike për çiftet. Me shaka, ai shtoi se fëmijët që lindin pas këtyre koncerteve mund të quhen “Bublé-bebe”. Turneu i tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë nis më 27 qershor në Dublin dhe përfshin gjashtë koncerte.


