Fansat e Meghan Markle paguan deri në 3,000 dollarë për të marrë pjesë në një “girls weekend” luksoz në Sidnei, por u surprizuan kur ajo qëndroi vetëm rreth dy orë në event. Dukesha mori pjesë në një sesion pyetje-përgjigje në kuadër të retreat-it “Her Best Life”, përpara se të largohej, ndërsa raportet tregojnë se ajo fitoi rreth 150,000 dollarë për këtë paraqitje.
Pjesëmarrësit dhe rrjetet sociale reaguan menjëherë, duke kritikuar kohëzgjatjen e shkurtër të qëndrimit dhe duke thënë se eventi ishte promovuar sikur ajo do të ishte e pranishme gjatë gjithë fundjavës. Megjithatë, përfaqësuesit e saj sqaruan se ajo ishte planifikuar që në fillim vetëm për pjesën e intervistës dhe jo për të marrë pjesë në gjithë programin. Pavarësisht kritikave, Markle gjatë eventit foli hapur për jetën publike, sfidat dhe presionin e famës, duke e bërë paraqitjen e saj një moment që edhe pse i shkurtër, shkaktoi shumë diskutime.


