I fshehur mes maleve Serra da Lousã në Portugali qëndron Talasnal, një fshat unik me shtëpi prej guri që duket sikur ka mbetur i ngrirë në kohë. Dikur i banuar nga mbi 120 njerëz, sot në këtë vend jeton vetëm një njeri, Jorge – i cili me praninë e tij mban gjallë shpirtin e fshatit. Rrugicat me kalldrëm, shtëpitë prej guri dhe pamjet mahnitëse mbi pyjet e dendura e kthejnë Talasnalin në një destinacion të rrallë për udhëtarët që kërkojnë qetësi, autenticitet dhe kontakt të pastër me natyrën.
Talasnal është pjesë e rrjetit portugez “Aldeias do Xisto”, fshatra të famshme për arkitekturën tradicionale me gur shkril. Sot, turistët vijnë nga e gjithë bota për të dëgjuar historitë e Jorge-s, për të shijuar verë vendase në baret e vogla dhe për të kaluar në rrugët e qeta që të çojnë drejt një Portugalie të vjetër, të paprekur nga koha. Një vend që të rikthen në të shkuarën, ku çdo gur bart një histori dhe ku një njeri i vetëm e ka kthyer fshatin në një legjendë të gjallë.


