Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Mund të ndryshoni më në fund adresën tuaj të vjetër “të turpshme” të email-it

    Mund të ndryshoni më në fund adresën tuaj të vjetër “të turpshme” të email-it

    Teknologji January 7, 2026Updated:January 7, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kanë kaluar mbi 20 vjet që kur Gmail u lançua, dhe nëse u regjistruat në fillimet e tij, ka shumë mundësi që tashmë të jeni lodhur nga adresa juaj e vjetër e email-it.

    Qoftë një adresë qesharake si crazyfrog337@gmail.com

    , ose thjesht keni ndryshuar mbiemrin pas martesës apo divorci, ka shumë arsye pse prania juaj online mund të ketë nevojë për një përditësim.

    Derisa deri tani, nëse donit një adresë të re Gmail, duhej të krijonit një llogari të re, një përditësim i shërbimit duket se po vjen, i cili do t’u lejojë përdoruesve të ndryshojnë adresën e tyre pa humbur llogarinë ekzistuese. Kjo do të thotë që lidhjet me YouTube, Google Photos, Maps etj. nuk do të preken.

    Ky opsion është parë deri tani vetëm në versionin në gjuhën Hindi të Qendrës së Ndihmës së Google. Një përkthim i tekstit thotë:

    “Nëse dëshironi, mund të ndryshoni adresën e email-it të Llogarisë suaj Google që përfundon me @gmail.com në një adresë të re që përfundon gjithashtu me @gmail.com.

    E rëndësishme: Mundësia për të ndryshuar adresën e email-it të Llogarisë Google po ofrohet gradualisht për të gjithë përdoruesit, kështu që kjo mund të mos jetë e disponueshme për ju në këtë moment.”

    Faqja e ndihmës shpjegon gjithashtu se do të mund të vazhdoni të përdorni adresën tuaj të vjetër, e cila do të shërbejë si një “alias”. Kështu, kushdo që nuk e ka kuptuar ndryshimin do të mund t’ju kontaktojë ende në adresën e vjetër.

    Sipas faqes së ndihmës:

    “Të dhënat e ruajtura në llogarinë tuaj, duke përfshirë fotot, mesazhet dhe emailet e dërguara në adresën tuaj të vjetër, nuk do të preken.”

    Megjithatë, do të ketë disa kufizime: nuk mund të krijoni një adresë të re Gmail për 12 muajt e ardhshëm dhe nuk do të mund të fshini adresën e re menjëherë pas ndryshimit.

    Shërbime të tjera të email-it online tashmë lejojnë përditësimin e adresës, por pasi Gmail është më i përdoruri në botë, ky ndryshim pritet të ndikojë tek shumë përdorues. Deri tani, mund të ndryshoje vetëm emrin e lidhur me llogarinë, jo adresën vetë.

    Ky opsion u zbulua për herë të parë në grupin Google Pixel Hub në Telegram dhe u raportua nga 9to5 Google, por ende nuk është shpallur në versionin anglisht të Qendrës së Ndihmës, gjë që ka çuar në spekulime se mund të jetë bërë publike më herët se sa ishte planifikuar.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Erzana

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024453 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    Detoksifikimi digjital: pse dhe si ta praktikojmë

    January 14, 2026

    Rriten rastet e mashtrimeve përmes SMS-ve, bankat aktivizojnë kanale emergjente raportimi 24/7

    January 14, 2026

    “Shihemi edhe dy ditë”/ Çfarë po paralajmëron Dua Lipa?

    January 14, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version