Një chatbot kinez ka shkaktuar reagime të forta pasi fyeu një programer që kërkoi ndihmë teknike. Programeri, i njohur online si Jianghan, iu drejtua chatbotit Yuanbao për të zgjidhur një problem me emoji-t, por në vend të ndihmës mori përgjigje ofenduese, ku u quajt “budallëk” dhe iu tha të largohej.
Pamjet e bisedës u përhapën me shpejtësi në internet dhe u raportuan edhe nga Business Insider.
Yuanbao është produkt i kompanisë teknologjike Tencent dhe është i integruar në aplikacionin WeChat.
Tencent kërkoi falje dhe njoftoi se ka nisur një hetim të brendshëm, duke e cilësuar rastin si një anomali të rrallë të sistemit dhe duke premtuar masa për të shmangur incidente të ngjashme.


