Komisioni Evropian ka gjobitur Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të rregullave antitrust, duke favorizuar shërbimet e veta dhe duke dëmtuar konkurrencën në tregun e reklamuesve dhe botuesve online. Zëvendëspresidentja e Komisionit, Teresa Ribera, theksoi se Google duhet të propozojë një zgjidhje serioze për konfliktin e interesit brenda 60 ditëve, përndryshe masat do të imponohen nga institucionet evropiane.
Kompania ka paralajmëruar apel ndaj vendimit, duke argumentuar se ndryshimet e kërkuara do të dëmtonin mijëra biznese evropiane. Ky vendim vjen ndërkohë që Google po përballet me procese gjyqësore edhe në SHBA, ku një gjykatës federal ka konstatuar se gjiganti teknologjik ka mbajtur në mënyrë të paligjshme monopolin në reklamimin e kërkimeve.