Edhe pse të dy produktet janë të shëndetshme, dallimet e tyre i bëjnë më të përshtatshëm për qëllime të ndryshme. Kosi grek është i pasur me proteina dhe përmbajtje më të ulët sheqeri, gjë që ndihmon në ndjesinë e gjatë të ngopjes dhe është ideal për ata që duan energji dhe mbështetje për muskujt. Nga ana tjetër, kefiri ka më shumë probiotikë, kalcium dhe vitaminë D, duke e bërë një zgjedhje të shkëlqyer për shëndetin e zorrëve, tretjen dhe forcimin e kockave.
Ekspertët këshillojnë që nuk është e nevojshme të zgjidhni vetëm njërin – përfitimet maksimale arrihen duke i kombinuar. Një lugë kos grek për proteina dhe një gotë kefir për probiotikë mund të jenë kombinimi ideal për një trup më të shëndetshëm dhe imunitet më të fortë.