Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka festuar ditëlindjen e saj të 67-të në Siena të Italisë, duke ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një moment mjaft të veçantë. Këngëtarja surprizoi fansat me një tortë gjigante në formën e personazhit të njohur Labubu, e veshur në ngjyrë rozë dhe me mbishkrimin “Happy Birthday Madudu”.
Torta tërhoqi menjëherë vëmendjen pasi në dizajnin e saj ishte përfshirë edhe një element ikonë i Madonna-s – korseja me majat ikonike e dizajnuar nga Jean Paul Gaultier, e cila u bë simbol gjatë turneut të saj të famshëm Blond Ambition. Ky detaj nostalgjik i kombinuar me trendin e sotëm të Labubu krijoi një atmosferë argëtuese dhe plot stil.
