Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore, rikthehet nga 1 deri më 3 gusht 2025 në Sunny Hill Festival Park, në Bërnicë të Epërme pranë Prishtinës. I themeluar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa në vitin 2018, festivali është shndërruar në një platformë ndërkombëtare që promovon muzikën, artin dhe frymën e bashkëjetesës.
Nga një ide për të sjellë energji të re kulturore në Kosovë, Sunny Hill është rritur vit pas viti, duke sjellë yje botërorë dhe duke përkrahur artistët vendorë. Në të kaluarën ka mirëpritur emra si Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix e shumë të tjerë.
Edicioni i vitit 2025 premton të jetë më madhështor se kurrë!