Legjenda e muzikës rock, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Familja Osbourne konfirmoi lajmin për TMZ, duke deklaruar se Ozzy “u nda nga jeta këtë mëngjes, i rrethuar nga dashuria e familjes”.
I njohur si frontmeni i Black Sabbath, Ozzy ishte një figurë kyçe në historinë e muzikës rock dhe metal. Ai lë pas gruan Sharon, fëmijët Aimee, Kelly, Jack dhe shumë nipër e mbesa. Pusho në paqe, Black Sabbath.


