Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Skena që i siguroi James Gandolfinit rolin e Tony Sopranos

    Skena që i siguroi James Gandolfinit rolin e Tony Sopranos

    Përzgjedhja Jonë January 20, 2025Updated:January 20, 20253 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në historinë e televizionit, pak role kanë arritur famën dhe ndikimin e Tony Sopranos, karakterit legjendar të interpretuar mjeshtërisht nga James Gandolfini. Si një bos mafioz nga New Jersey, por njëkohësisht një familjar i trazuar, ai la një gjurmë të pashlyeshme në kulturën pop që nga debutimi i serialit në vitin 1999.

    “The Sopranos” konsiderohet një nga serialet më të mira të të gjitha kohërave, duke kombinuar dramën familjare me botën e krimit dhe zhanrin gangster, duke krijuar disa nga momentet më ikonike në historinë e televizionit. Për këtë arsye, zgjedhja e aktorit për rolin kryesor ishte vendimtare. Para se të merrte këtë rol, Gandolfini ishte shfaqur në disa filma të njohur, si Crimson Tide dhe Get Shorty, por ishte pikërisht interpretimi i tij në filmin True Romance (1993) që i hapi dyert për rolin e jetës së tij.

    Si e siguroi Gandolfini rolin e Tony Sopranos?

    Sipas një artikulli të Vanity Fair, Suzanne Fitzgerald, e cila punonte për producentin Brad Grey, i dërgoi krijuesit të serialit, David Chase, një skenë nga True Romance ku Gandolfini luante një dhunues mafioz. Në atë skenë brutale, ai e hedh përmes një dere xhami aktoren Patricia Arquette, duke e goditur pa mëshirë. Fitzgerald, e impresionuar nga interpretimi i tij, deklaroi: “Ky është njeriu i duhur”, dhe menjëherë e dërgoi regjistrimin tek Chase.

    Reagimi i Gandolfinisë për rolin

    Kur James Gandolfini lexoi skenarin e The Sopranos, ai u magjeps menjëherë. “Qesha me zë të lartë,” kujtonte ai, duke shtuar: “Mendova: ‘Kjo është ndryshe, e shkëlqyer dhe e çuditshme. Nuk kam qenë kurrë aktori kryesor. Sigurisht që do të zgjedhin dikë tjetër.’ Por e dija që mund ta bëja.”

    Megjithatë, rruga drejt rolit nuk ishte e lehtë. Në audicionin e parë, ai e ndërpreu për arsye personale. Në të dytin, as nuk u paraqit. Por ishte audicioni i tretë, i mbajtur në shtëpinë e David Chase, që përcaktoi gjithçka. Chase kujton se sapo Gandolfini nisi të lexonte skenarin, dialogu mori jetë dhe ishte e qartë se ai ishte zgjedhja e duhur.

    Një rrol që ndikoi edhe jetën e aktorit

    Pasi mori rolin e Tony Sopranos, Gandolfini u zhyt aq thellë në karakterin e tij, sa filloi të përjetonte probleme të ngjashme me personazhin, duke luftuar me zemërimin dhe varësitë. Pavarësisht sfidave personale, ai realizoi një nga interpretimet më të fuqishme në historinë e televizionit. Ishte brutaliteti i tij në skenën e True Romance që bindi producentët dhe skenaristët e The Sopranos se ai ishte zgjedhja perfekte për këtë rol të paharrueshëm.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024433 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023338 Views
    Our Picks

    Bimët e brendshme që pastrojnë ajrin dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore

    October 18, 2025

    YouTube rikthen shërbimin pas problemeve globale të transmetimit

    October 17, 2025

    Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV-i

    October 17, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version