Një kompani e teknologjisë ka hapur një ofertë pune të pazakontë: paguan rreth 735 euro në ditë për një person që do të kalojë tetë orë duke testuar dhe kritikuar chatbotët e inteligjencës artificiale.
Punonjësi do të duhet të ndërveprojë me chatbotë të njohur, t’u kërkojë të mbajnë mend informacione dhe të kontrollojë sa shpesh i harrojnë ato. Çdo gabim apo problem duhet të dokumentohet, në mënyrë që kompania të analizojë dobësitë e sistemeve të AI-së.
Sipas bashkëthemeluesit të startup-it Memvid, Mohamed Omar, qëllimi është të shndërrohet frustrimi i përdoruesve me chatbotët në të dhëna të dobishme për përmirësimin e memorisë së inteligjencës artificiale.
Për këtë punë nuk kërkohen diploma apo përvojë teknike. Kandidatët duhet vetëm të jenë mbi 18 vjeç, të kenë përjetuar frustrime me teknologjinë dhe të jenë të gatshëm të përsërisin pyetje shumë herë gjatë testimit.


