Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin legjendar dhe kontrovers kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 është shitur në ankand për 3.3 milionë dollarë. Fillimisht pritej që çmimi të arrinte rreth 10 milionë dollarë.
Topi Adidas Azteca ishte ruajtur për më shumë se tri dekada nga gjyqtari tunizian i ndeshjes, Ali Bin Nasser. Ai konfirmoi se ishte topi i vetëm i përdorur gjatë asaj ndeshjeje, ndërsa autenticiteti u verifikua edhe në mënyrë të pavarur.
Në çerekfinalen historike Argjentinë-Angli, Maradona shënoi dy gola dhe Argjentina fitoi 2-1 dhe më pas u shpall kampione e botës.


