Aktorja e njohur Kate Hudson u shfaq në Actor Awards 2026 me një surprizë të veçantë: në vend të të fejuarit të saj, ajo u shoqërua nga vëllai i saj.
Sipas People, arsyeja ishte e thjeshtë por prekëse , i fejuari i Kate u ndje i sëmurë në ditën e ceremonisë dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë. Në vend të tij, aktorja zgjodhi të shoqërohej nga familjarët e saj, duke treguar se lidhjet familjare kanë prioritet për të.
Hudson u shfaq elegante dhe plot vetëbesim në tapetin e kuq, ku spektatorët dhe fotografët vunë re harmoninë dhe mbështetjen që ajo mori nga vëllai i saj gjatë gjithë eventit.
Ky moment i sinqertë dhe mbështetja e afërt familjare u komentuan gjerë e gjatë në rrjetet sociale, me fansa që lavdëruan Hudson për mënyrën se si menaxhoi situatën dhe për faktin se zgjodhi të bëjë pjesë të një prej netëve më të mëdha në karrierë një person të dashur.


