Nga rërat e arta të Alentejos në Portugali, deri te plazhet e bardha të Sardinisë dhe rërat e kuqërremta të Menorkës, lista e këtij viti për 10 plazhet më të bukura në Evropë, e përpiluar nga European Best Destinations (EBD), ofron diçka për çdo shije. Këto plazhe janë zgjedhur për bukurinë e tyre natyrore dhe pasurinë kulturore, bazuar në votat e mijëra udhëtarëve nga e gjithë bota.
- Port Glarokavos, Halkidiki, Greqi: një perlë e fshehur e Mesdheut, me ujëra të kristaltë dhe një plazh-lagunë mahnitëse.
- Kala Brandinçi, Sardini, Itali: e njohur si “Tahiti i Vogël”, me rërë të bardhë dhe ujëra të kthjellët.
- Kala Pregonda, Menorka, Spanjë: rërë me nuanca të arta dhe të kuqërremta, ideale për një arratisje të qetë.
- Kala Luna, Sardini, Itali: një parajsë për aventurierët, e arritshme vetëm me varkë ose shtigje malore.
- Gale Fontainjas, Alentejo, Portugali: një plazh i qetë me rërë të artë dhe ujëra të kthjellët.
- La Pelosa, Stintino, Itali: plazh me ujëra të cekëta dhe të kaltërta që të kujtojnë Karaibet.
- Playa de Los Muertos, Andaluzia, Spanjë: pavarësisht emrit të saj, është e famshme për bukurinë e saj mahnitëse.
- Asos Beach, Kefalonia, Greqi: një plazh shkëmbor i rrethuar nga një fshat piktoresk dhe gjelbërim.
- Banje Beach, Dubrovnik, Kroaci: një përzierje e rërës dhe gurëve me pamje të mrekullueshme drejt qytetit të vjetër.
- Gulpiyuri Beach, Asturia, Spanjë: një plazh uni i brendshëm, i rrethuar nga shkëmbinj dhe gjelbërim.
Këto plazhe nuk janë vetëm pika të bukura për pushime, por edhe destinacione ku natyra dhe kultura ndërthuren për të krijuar përvoja të paharrueshme.