Një stuhi e fuqishme me shi dhe breshër ka goditur Santiagon, kryeqytetin e Kilit, duke përmbytur rrugët dhe vështirësuar qarkullimin. Në lagjen Providencia, breshëri ka mbuluar trotuaret dhe rrugën, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë përmasat e motit të rënduar.
Automjetet kanë lëvizur me vështirësi për shkak të akullit dhe ujit të grumbulluar. Autoritetet lokale po monitorojnë lumin Mapocho dhe kanalin San Carlos për shkak të rrezikut të daljes nga shtrati. Për rajonin metropolitan të Santiagos është shpallur alarm i kuq, i cili ka qenë në fuqi deri në orët e vona të pasdites.
🌨️ AHORA | INTENSA GRANIZADA EN PROVIDENCIA Así se encuentra Avenida Providencia, a la altura de Pedro de Valdivia, en Santiago. La calzada y las veredas se ven cubiertas de granizo. ⚠️ Precaución a peatones y automovilistas. #Providencia #Santiago #Granizada #Chile https://t.co/QJhLbwC3MN
— El Dato Incómodo 🕵🏻♂️ (@ElDatoIncCL) October 13, 2026
Sipas autoritetit kilian për energjinë elektrike dhe karburantet, rreth 36 mijë konsumatorë ishin pa energji deri në orën 17:00, sipas kohës lokale. Edhe metroja e Santiagos ka mbyllur disa stacione.
Avenida providencia en Santiago https://t.co/Clm66vbvce
— Romy Varas 🇨🇱🌳💜🐱🐰👩💻👩🔬 (@romyvarasv) October 13, 2026
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka lëshuar paralajmërim për mot të rënduar në shtatë rajone të Kilit qendror, me mundësi për reshje të dendura dhe stuhi me bubullima nga pasditja deri në mbrëmjen e së martës.


