Netflix ka publikuar më në fund trailerin për sezonin e dytë të serialit të suksesshëm Wednesday, me Jenna Ortega që rikthehet në rolin e Wednesday Addams. Këtë herë, ajo ka një mision të vetëm: të shpëtojë shoqen e dhomës, Enid Sinclair (Emma Myers), nga një fat i errët që ka parë në një vizion tronditës.
Në këtë sezon, Wednesday kthehet në shkollën Nevermore, ku e pret drejtoresha e re, zonja Dort (Steve Buscemi) dhe një grup vajzash adoleshente të fiksuara pas saj. Traileri zbulon një atmosferë më të errët dhe më dramatike, me lot të zinj në fytyrën e Wednesday dhe një paralajmërim nga Morticia: “E di çfarë do të thonë ata lot… çfarë ke parë?” Premiera vjen në dy pjesë: më 6 gusht dhe 3 shtator. Fansat janë të entuziazmuar – dhe me të drejtë!


