Një platformë digjitale po ndihmon prindërit t’u përcjellin fëmijëve detyrat e përditshme në mënyrë argëtuese, përmes një sistemi me “missione”, pikë dhe shpërblime. Qasja synon të zhvillojë te fëmijët ndjenjën e përgjegjësisë, pavarësisë dhe aftësive jetësore, duke shmangur përsëritjet e përditshme dhe konfliktet.
Prindërit vendosin detyrat sipas moshës, ndërsa fëmijët fitojnë pikë për çdo sfidë të përfunduar dhe i shkëmbejnë ato me shpërblime, shpesh aktivitete familjare. Përfitimi është i dyanshëm: fëmijët mësojnë të kontribuojnë në familje, ndërsa prindërit koordinojnë më lehtë përgjegjësitë dhe krijojnë më shumë kohë cilësore së bashku.